Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka uruar qytetarët e Kosopvës drejtpërsëdrejti nga Këshilli i Evropës me rastin e ecjes përpara drejt anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion të BE-së.
Tahiri ka thënë se ky është një moment i veçantë, është një punë e madhe e delegacioneve të mëparshme dhe të këtij delegacioni, ende ka punë për të bërë.
“Drejtpërdrejt nga Këshilli i Evropës. Urime qytetarë të vendit tim për një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë!”.
“Qytetarë të Kosovës jemi drejtpërdrejt nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Urime për vendimin e Këshillit të Ministrave që Kosova të ecë përpara drejtë anëtarësimit të vet. Është një moment i veçantë, është një punë e madhe e delegacioneve të mëparshme dhe të këtij delegacioni, ende ka punë për të bërë. Mirëpo, pa asnjë dyshim ky është hapi më i madh i Kosovës drejt anëtarësimit në këtë institucion”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka thënë se Kosova është tregim i suksesshëm, rrugëtimi dhe shtetndërtimi ynë ka një bazë të fuqishme në luftën e lirisë dhe sakrificën e madhe të kombit tonë.
“Kosova është tregim i suksesshëm, rrugëtimi dhe shtetndërtimi ynë ka një bazë të fuqishme në luftën e lirisë dhe sakrificën e madhe të kombit tonë, njëkohësisht në vlerat evropiane që ne i përfaqësojmë me Kushtetutën dhe ligjet tona. Jemi shtet i pavarur dhe do të qëndrojmë kështu”, është shprehur Tahiri.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159033710311611&id=731671610&mibextid=Nif5oz