33.6 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

“Kosova ka nevojë për siguri dhe maturi, Muharremi: Bedri Hamza dhe Hykmete Bajrami janë politikanët e duhur

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë me dije se Kosova ka nevojë për siguri, maturi dhe për besim.

Ai ka vlerësuar se Bedri Hamza dhe Hykmete Bajrami janë politikanët e duhur për të nxjerr Kosovën nga kriza aktuale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se politikanët në fjalë ofrojnë siguri për qytetarët e Kosovës.

“Kosova dhe votuesit kanë nevojë për siguri, maturi dhe për besim. Bedri Hamza dhe Hykmete Bajrami duke që janë një ndër politikanët më të duhur aktual që e japin atë ndjenjën e qetësisë, sigurisë, profesionalizmit, kredibilitetit dhe rrugëdaljes. Ndër pak politikanë, gjithashtu, që nuk janë aty me luftu për pushtet, por me i bë shërbim qytetarëve, ekonomisë dhe vendit. Kur vendi ka nevojë për maturi, profesionalizëm dhe integritet.. këta dy munden me qenë përgjigjja më e mirë dhe duhur për situatën aktuale që po kalon Kosova dhe bota”, ka shkruar Muharremi.

Të ngjashme

Të fundit