3.5 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Kosova insiston që ura mos të jetë pjesë e dialogut, BE thotë se duhet të diskutohet për modalitetet

- Advertisement -

“Dialog nuk do të duhej të pranonte askush për këtë temë”

Kështu deklaroi shefja e shtetit, Vjosa Osmani të enjten nga Vitia sa i përket Urës së Ibrit që ndanë Mitrovicën e Jugut dhe Veriut.

Bashkimi Evropian po vazhdon të kërkojë që çështja e Urës së Ibrit të diskutohet në dialog në mes Kosovës dhe Serbisë.

Pavarësisht kësaj kërkese, të njëjtit ende nuk kanë ftuar palët në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

BE-ja thotë se diskutimi në kuadër të dialogut nuk nënkupton që të ketë marrëveshje të reja për çështjen e urës por diskutim të modaliteteve.

“Qeverisja e mirë do të thotë të kontaktosh dhe të angazhohesh me komunitetet, të cilat preken nga vendime specifike. Të trajtosh çështjen e urës së Ibrit në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të thotë të diskutosh modalitetet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura për urën, jo marrëveshjet e reja. Duhet me të vërtetë duhet të dëgjojë dhe të përpiqet të kuptojë këshillat unanime të të gjithë miqve dhe aleatëve”, ka thënë zëdhënsi i BE-së, Peter Stano.

Se Kosova duhet t’i dëgjojë miqtë e saj e thotë edhe njohësi i zhvillimeve politike, Visar Xani.

Televizioni ka kontaktuar edhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së kur pritet të del raporti final i testimit të kësaj ure mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit