Kosova i ka bërë kërkesë zyrtare Austrisë për huazimin e shpatës dhe përkrenares së Skëndërbeut në Prishtinë.
Kjo kërkesë është bërë në vigjilje të përvjetorit të 16-të të pavarësisë së Kosovës. Kërkesa e Kosovës është bërë me mundësi huazimi për festën e 17 shkurtit.
Avokati i njohur, Arsim Vranovci që është president i kësaj shoqate ka njoftuar se ka marr përgjigje për këtë kërkesë.
Për huazimin e përkrenares dhe shpatës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, ministria federale na ka këshilluar që kontakti të bëhet drejtpërdrejt nga Muzeu i Kosovës me Muzeun e Historisë së Arteve të Austrisë. Mbetem tërësisht i përkushtuar dhe do të punoj pandërprerë për ta lehtësuar këtë kontakt në mënyrë që të marrim përgjigje pozitive për huazimin e përkohshëm të përkrenares dhe shpatës së Skërnderbeut me rastin e shënimit të 16 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës” ka thënë Arsim Vranovci.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=235867799507307&id=100092522650526&mibextid=Nif5oz