Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës është përfshirë në shpetimin e turistëve të huaj që janë bllokuar të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq.
“Një skuadër e ShkShMK ,së bashku me autoritetet Shqiptare ka filluar operacionin e shpëtimit të turistëve të bllokuar në majën e Jezercës”, thuhet në njoftimin e Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.
Turistët shpesh përballen me vështirësi gjatë shëtitjeve të tyre nëpër zona të panjohura.
Por ka ekzistuar vazhdimisht një bashkëpunim në mes Kosovës dhe Shqipërisë në kërkim-shpëtim.