Hendbollistët e Kosovës, e kanë humbur shumë thellë ndeshjen miqësore me Kuvajtin. Të martën në Slloveni, Kosova u mposht me rezultatin 36:23.
Pjesa e parë e këtij takimi të zhvilluar në qytetin Lashko, u mbyll 18:13 në favor të Kuvajtit. Egzon Gjuka dhe Kushtrim Ninaj ishin më të dalluarit te Kosova me nga 5 gola të shënuar secili.
Krahas këtij dueli, Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore me Kuvajtin.
Miqësorja e dytë, luhet të mërkurën prej orës 17:00. Në njoftimin e FHK-së, thuhet se miqësoret me Kuvajtin do t’i shërbejnë selektorit Bujar Qerimi për ciklet e ardhshme kualifikuese.