Kosova ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Qipros.
Kosova ka arritur fitore 2:0 ndaj Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pjesa e parë nuk ishte aq e mirë nga kombëtarja e Kosovës, pasi nuk arritën të rrezikonin portën e Qipros.
Ishte goditja e Edon Zhegrovës nga jashtë zona që qe më e rrezikshmja.
Pjesa e dytë ishte krejt ndryshe nga dardanët, pasi kishin një numër të madh të rasteve, por nuk u treguan të saktë në konkretizimin e tyre.
Milot Rashica humbi raste shumë të mira gjatë fillimit të pjesës së dytë.
Edon Zhegrova edhe në 45 minutat e dytë ishte shumë pranë të shënonte golin, por gjuajtja e tij shkoi shumë pranë shtyllës së djathtë.
Përkundër rasteve të Qipros në pjesën e parë, pjesa e dytë ishte shumë e vështirë për ata, pasi nuk po arrinin të futeshin në pjesë fushën e Kosovës.
Po rridhte minuta e 65` kur kombëtarja kosovare gjeti golin me anë të Valon Berishas.
Pas një aksioni shumë të mirë i nisur nga Edon Zhegrova, i cili më pas pasoi te Vedat Muriqit, e ky i fundit kështu asistoi te Valoni për të gjetur golin e epërsisë.
Zhegrova nuk u ndalë me aq, në minutën e 79` shënoi golin e epërsisë së dyfishtë për Kosovën.
Kështu Kosova merr fitoren e parë dhe shumë të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve./Lajmi.net/