Kombëtarja e Kosovës në futboll për të amputuar ka triumfuar në miqësoren kundër Shqipërisë, me rezultat 3:1.
Golat për Kosovën në ndeshjen e zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali i shënuan Arben Isufi, Engjëll Haxhikadria dhe Arben Prekopuca, ndërsa për Shqipërinë realizoi Liliano Kikia.
Kjo miqësore shërbeu si test i vlefshëm për të dyja kombëtaret në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, ku ndodhen në grup me Rumaninë dhe Skocinë.
Nga afër ndeshjen e ndoqi edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ndërsa pas ndeshjes për të dyja ekipet u ndanë medalje në shenjë respekti dhe vëllazërie.
#FFKKosova #Futbollipërtëgjithë