17.2 C
New York
Tuesday, June 10, 2025

Buy now

Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve

- Advertisement -

Ndeshja nisi me një dominim të lehtë të ‘Dardanëve’ të cilët po qarkullonin topin me kujdes në kërkim të një rasti për të shënuar.  

Sidoqoftë, mysafirët në daljen e vetme të rrezikshme ia dolën të kalojnë në epërsi.  

Po luhej minuta e 12-të kur Komoret ia dolën që të realizojnë për rezultatin 1-0 përmes Said Bakarit që realizoi me kokë. 

I shpejtë ishte reagimi i Kosovës, të cilët arritën ta barazojnë rezultatin vetëm shtatë minuta më vonë.  

Autor i golit ishte Albion Rrahmani i cili realizoi një gol të bukur për 1-1 në minutën e 19-të. 

Ishte pikërisht Rrahmani ai i cili realizoi në minutën e 59-të për t’i dhënë epërsinë e parë Kosovës në këtë sfidë për 2-1. 

Sulmuesi kosovar u kujdes që t’i vë qershinë mbi tortë kësaj paraqitje fantastike kur në minutën e 78-të shënoi për 3-1 duke kompletuar het-trikun. 

Vetëm pak minuta më vonë mysafirët ia dolën të gjejnë golin e dytë përmes Rafiki Said që realizoi në minutën e 85-të për 3-2. 

Për ta mbyllur dilemën e fituesit u përkujdes Fisnik Asllani i cili në minutën e 91-të realizoi për epilogun përfundimtar 4-2.

Kështu, Kosova mori fitoren e dytë radhazi këtë muaj, pas asaj ndaj Armenisë me rezultat 5-2.

Të ngjashme

Të fundit