Kosova ka siguruar edhe dy medalje në ditën e parë në karate në “Grand Prix Croatia 2022”.
Artiol Shaqiri kadeltë në kategorinë deri në 70 kilogramë ka fituar medaljen e argjentë, derisa Ensar Zejnullahi fitoi të bronztën në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Postimi i plotë nga Federata e Karatesë së Kosovës:
“Edhe dy medalje në ditën e parë nga Përfaqësuesja e Kosovës në Karate në Grand Prix Croatia 2022, qe do te mbahet nga 18-20 mars në Samobor te Kroacisë.
Artiol Shaqiri, kadetë në kategorinë deri 70 kilogram vendi i dytë medalja e argjendtë, dy xhiron e para fitoj nga garuesit e Kroacisë pastaj nga ai i Sllovakisë përsëri ne gjysmëfinale fitoj nga garuesi i Kroacisë kurse në finale humbi nga garuesi tjetër i Kroacisë me rezultat minimal 1:0.
Ensar Zejnullahu medalja e bronztë për kadetë kategoria deri 63 kilogram në xhiron e parë fitoj nga garuesi i Sllovakisë, pastaj Italisë u ndal nga finalisti i kësaj kategorie garuesi i Bullgarisë, për te vazhduar në garën për medaljen e bronztën (Repasazh), fitoj nga garuesi i i Kroacisë po ashtu edhe në finale mundi garuesin tjetër te Kroacisë”.