7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kosova feston 16-vjetorin, pa protagonistët kryesorë të shpalljes së pavarësisë

- Advertisement -

Më 17 shkurt të vitit 2008, po ndodhte ajo që shqiptarët e prisnin me shekuj, ngjarja më e rëndësishme për popullin që prej çlirimit të vendit në 1999. Kosova po shpallej shtet i pavarur.

Temperaturat shumë të ulëta, të asaj të diele shkurti nuk i ndaluan dot njerëzit që nga të gjitha anët të mbushnin rrugët në shenjë feste për atë që po ndodhte.

Ani pse askush nuk e kishte idenë si do të dukej flamuri i Kosovës dhe Deklarata e Pavarësisë, qytetarët e dinin se po hapej rruga për të jetuar në një shtet të pavarur, të cilin e kishin ëndërruar me gjenerata.

Rrugëve nëpër të gjitha qytetet e Kosovës valëviteshin flamuj kuqezi dhe ata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve që ndihmuan në çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Ajo që binte në sy ishte fotografia e komandantit legjendar, Adem Jashari, me mbishkrimin “Bac u kry”, fjali kjo që do të bëhej një prej sloganeve më të njohura prej atëherë deri në ditët e sotme.

Derisa rrugët ishin plot, pasditen e 17 shkurtit deputetët u mblodhën në sallën e Kuvendit. Seanca e jashtëzakonshme u mbajt me kërkesë të presidentit dhe kryeministrit të vendit.

Atë kohë, institucionet drejtoheshin nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Mbledhja solemne nisi në orën 15:00 për të kulmuar me deklaratën kryesore pastaj në 15:39 minuta. Atë e nënshkruan pastaj 109 deputetët e pranishëm në sallë.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike nëpërmjet kësaj deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik”, u dëgjua zëri i kryeministrit Hashim Thaçi.

“Kosova po e hap sot një faqe të re të historisë dhe po e ndërron hartën politike të Evropës, duke lënë pas kujtimet e hidhura të urrejtjeve dhe konflikteve tragjike që i përjetuam, ne po hymë në epokën e pavarësisë, të paqes dhe përparimit të vendit tonë”, deklaroi kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi, dy prej figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pavarësisë dhe të politikës së pasluftës në Kosovë, as sivjet nuk marrin pjesë në shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Prej nëntorit të vitit 2020, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe të tjerë po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, në Gjykatën Speciale, të cilën deputetët e Kuvendit të Kosovës e votuan në gusht të 2015-ës dhe e njëjta ka mandat të hetojë krimet e pretenduara të luftës në Kosovë.

Formimit të Speciales i parapriu një rezolutë në Këshillin e Evropës që kërkonte hetim mbi supozimet e senatorit zviceran Dick Marty. Ai pretendonte se pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime lufte dhe kanë trafikuar organe të serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit