16 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

“Kosova është një partner i rëndësishëm”, ambasadori i ri gjerman prezantohet përmes videos

- Advertisement -

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph i cili së fundmi erdhi në këtë detyrë është prezantuar përmes një videoje para opinionit.

Ai deklaroi se për gjermanët, Kosova është një mike e mirë, njofton Klankosova.tv.

“Për ne, gjermanët, Kosova është një mike e mirë dhe një partner i rëndësishëm. Ne kemi qenë krenarë që e përkrahëm Kosovën si të pavarur dhe sovrane për një kohë të gjatë”

“Dua ta përkrah integrimin ndërkombëtar të Kosovës, posaçërish, rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

I dërguari i Berlinit në vendin tonë tha se pret me padurim që të njihet me qytetarët e vendit tonë dhe ta provojë ushqimin, njofton Klankosova.tv.

Rainer Rudolph e zëvendëson Jorn Rohden në postin e ambasadorit gjerman.

 

 

Të ngjashme

Të fundit