0.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

“Kosova është në RREZIK!” – Çka po paralajmëron ShBA-ja ndaj Kosovës?

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Edon Cana, ka thënë që Republika e Kosovës nuk ka qenë kurrë më në rrezik se tani me kryeministrin Albin Kurti dhe raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Presidenti Trump ka marrë vendime edhe në raport me Meksikën dhe Kanadanë. Të kemi kujdes për të ardhmen e shtetit tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, sepse jemi në një pozitë serioze”, ka thënë Cana për Edicionin Special në Klan Kosova.

“Republika e Kosovës kurrë në asnjë moment nuk ka qenë në rrezik sikurse sot. Ekskomunikimi zyrtar I kryeministrit Kurti nga Shtetet e Bashkuara e cila thotë që ky person është i pabesë dhe nuk do të jetë asnjëherë partneri ynë, nënkupton që edhe ata të tjerët të cilët bashkëpunojnë me këta do të trajtohen njëjtë – është një situatë shumë serioze me pasoja katastrofike për Republikën e Kosovës”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit