0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Kosova është e gatshme për garën Conference 2 në ragbi

- Advertisement -

Federata e Ragbit e Kosovës e ka prezantuar sot ekipin që do ta përfaqësojë vendin tonë për herë të parë në garat ndërkombëtare.

Kosova do të marrë pjesë në garën prestigjioze Conference 2, e cila do të mbahet më 11 e 12 qershor në Maltë, njofton Federata e Ragbit përmes faqes së saj zyrtare në Facebook.

Krahas kryetarit të Federatës së Ragbit, Ndrec Musolli, sekretarit dhe njëkohësisht selektorit, Mark Barrett, drejtorit të Federatës dhe njëherësh trajnerit të dytë, Kevin Martin, si dhe trajnerit të përgatitjes fizike, Lekë Tërmkolli, i pranishëm në konferencë për shtyp ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Federata e Ragbit e Kosovës është themeluar në vitin 2018

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRugbyInKosovo%2Fvideos%2F1416924248754232%2F&show_text=false&width=560&t=0

Sot Federata e Ragbit të Kosovës organizoi konferencë për media rreth pjesëmarrjes së përfaqësueses së Kosovës për herë të parë në gara ndërkombëtare në Conference 2, e cila do të mbahet me 11 & 12 qershor në Maltë.

Njëzëri, ata u shprehën optimistë që Kosova do të ketë paraqitje pozitive në këtë garë, e cila do të zhvillohet pas pak ditësh.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit