8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kosova ende pa strategji kundër korrupsionit, qeveria thotë se bëhet gati së shpejti

- Advertisement -

Edhe pak ditë bëhen gjysmë viti, prej se Kosova ende nuk ka një strategji, udhëzimet e të cilës do të ndiqeshin nga institucionet për të luftuar e parandaluar korrupsionin.

Strategjia e cila ishte në fuqi, nga viti 2021 nuk është më meqë ishte mandati i saj ishte deri në vitin 2023.

Ndryshe nga herat e tjera që kjo strategji që punohej nga Agjencioni Kundër Korrupsionit kësaj here këtë dokument është duke e hartuar zyra e Albin Kurtit në Qeveri.

“Strategjia shtetërore kundër korrupsionit po hartohet dhe miratohet për herë të parë nga Qeveria. Në hartimin e saj është bërë një punë e gjatë dhe e kujdesshme. Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati si kryesues i Komisionit Ministror për hartimin e Strategjisë në fjalë, ka mbajtur disa takime me partnerët tanë në drejtim të finalizimit të draftit të Strategjisë dhe Planit të saj të Veprimit. Strategjia pritet të dalë në konsultim publik sumë shpejt. Sa i përket çështjes së monitorimit, monitorimi i zbatimit bëhet nga Agjencia per Parandalimin e Korrupsion,” Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kritika ndaj qeverisë për vonesë në miratimin e këtij dokumenti, kanë nga shoqëria civile. Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se miratimi i një strategjie të tillë, është obligim ligjore.

“Është shumë problematike që të shohim, një qeveri e cila ka ardhur me këtë premtim dhe që kur po e përfundon mandatin e saj ende nuk e ka një qeveri kundër korrupsioni, miratimi kësaj strategjie është obligim ligjore, por nëse e shohim në qëllimin që ka është shumë problematike që të priten efekte nga një strategji që miratohet në fund të mandatit qeverisës,” ka thënë, hulumtuesi në IKD, Gzim Shala.

E avokati Yll Zekaj thotë se në kohën kur Kosova është në qendër të kritikave, për gjendjen me korrupsion, do të duhej qeveria të e kishte gati një strategji të tillë.

“Strategjia anti korrupsion është një ndër strategjitë kryesore që duhet të kemi, për shkak se edhe të kritikave edhe gjendjes reale të korrupsionit që e kemi në Kosovë, Kemi raporte të ndryshme, si ato të Departamentit të shtetit, pastaj raportin e progresit, e raportet për Kosovën të cilët japin kritika të mëdha për ngecje në korrupsion dhe qeveria gjithesesi duhet të ishte e gatshme që pa përfunduar strategjia që ka përfunduar në vitin 2023, të kishte të gatshme draftin,” tha Avokati, Yll Zekaj.

Në raportin e fundit të DASH, të publikuar muajin e kaluar qeveria e Kosovës është kritikuar se nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive për korrupsionin në këtë institucion, duke përmendur që zyrtarët nuk u ndëshkuan.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit