11.8 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Kosova ende pa polici gjyqësore

- Advertisement -
Ani pse ishte paraparë me Kodin e Procedurës Penale në vitin 2004, Kosovës ende i mungon Policia Gjyqësore. Njohës të fushës po kërkojnë që një e tillë të formohet sa më parë në mënyrë që të ketë efikasitet më të madh në marrjen e vendimeve nga sistemi gjyqësor.

Me Kodin e Procedurës Penale të vitit 2004, ishte paraparë që të themelohet edhe Policia Gjyqësore.

Por, 20 vite më pas, ende mungon një Polici e tillë.

Detyrat që do duhej t’i kryente kjo njësi janë: ekzekutimi i urdhrave të Gjykatave, kryerja e hetimeve të detajuara mbi rastet penale, sigurimi i rendit gjatë seancave dhe transportimi e ruajtja e të akuzuarve dhe dënuarve.

Nënkoloneli në pension, thotë se është i mirëseardhur formimi i kësaj njësie, për shkak  se do të kishte efikasitet më të madh të Gjykatave.

“Kjo bëhet merren njerëzit më profesionalë nga njësiti i hetimeve edhe rajonale dhe të stacioneve, njerëz që kanë përvojë që e njohin më mirë legjislaturën penale, ligjin, dispozitat juridike, hetimet e të gjitha dmth kanë njerëz me një përvojë më të lartë juridike, policore etj., në mënyrë që lëndët të jenë sa më të kompletuara për rastet e caktuara kur procedohen nga Prokuroria në Gjyqësi”, tha Refki Morina.

Kurse, ish-drejtori i Hetimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës, thotë se tashmë këtë funksion e kryejnë hetuesit policorë që janë profesionalë në punën e tyre.

“Meqenëse nuk ekziston ende si trup mirëpo i planifikuar që të themelohet unë konsideroj se jashtëzakonisht i domosdoshëm dhe është kohë e fundit që të formohet një njësi e tillë e cila kish me i ndihmu në objektivitetin e një procesi gjyqësor i cili është që nga fillimi që janë të rëndësishëm kjo një si apo ky trup i specializuar që duhet të jetë për hetimin e veprave penale, dhe ndërmarrjen e shumë veprimeve tjera hetimore”, tha ish-drejtori i Hetimeve në IPK, Jetullah Aliu.

Sipas tij, një ndër arsyet që ende nuk është krijuar kjo, mund të jetë për arsyen që mund të ketë kosto financiare.

“Mendoj që është një kohë që ka qenë kostoja financiare, mirëpo tash së fundmi veç është kohë shumë e nevojshme që të formohet një njësi e tillë dhe kish me qenë shumë efikase sidomos për punën e Prokurorisë dhe të gjyqësorit pasi të njëjtit janë njerëz shumë të afërt të sistemit prokurorial për arsye se i bëjnë hetimet, kryejnë vepra penale, zbatojnë urdhëra, vendime gjyqësore”, tha Aliu.

Tëvë1 ka pyetur edhe Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Punëve të Brendshme se a janë duke u marrë me formimin e kësaj njësie, por që deri në publikimin e kronikës nuk ka pasur përgjigje. /teve1.info/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit