-4.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Kosova ende larg anëtarësimit në Partneritetin për Paqe

- Advertisement -

Në maj të vitit të kaluar kryeministri Albin Kurti kishte paralajmëruar që shumë shpejt do të dorëzoj aplikacionin për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Por më shumë se një vit pas, nuk është ndërmarrë asnjë hap tutje në këtë drejtim.

Ministri i mbrojtjes Ejup Maqedonci mos anëtarësimin në këtë program që ofron kornizë politike për bashkëpunim me NATO-n, nuk e konsideron dështim të Qeverisë.
Maqedonci thekson se pengesë janë vendet anëtare që nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Ish komandanti i Fsk-së Kadri Kastrati thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitete të plota të jetë anëtare, por sipas tij Ministria duhet të ndërmarrë disa hapa.

Aktualisht, pjesë e Partneritetit të Paqes janë 21 shtete, përfshirë Shqipëria, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas NATO-s, ky program që është krijuar në vitin 1994, ka për qëllim të ulë kërcënimet për paqe dhe të ndërtojë raporte të sigurisë ndërmjet partnerëve dhe NATO-s. /ATV/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit