-0.7 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

“Kosova ende ka nevojë për ta”, Nurellari: Nuk ka gjykatë që mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës së UÇK-së

- Advertisement -

Në katër vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, ai ka bërë me dije shqiptarët nuk ishin agresorë, por viktima të një gjenocidi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte mburoja e popullit të saj.

Sipas tij, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit po iu bëhen padrejtësi të mëdha në këtë proces gjyqësor.

“Katër vjet më parë, udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u arrestuan dhe u izoluan në qelitë e Hagës, të akuzuar për krime nga Gjykata Speciale. Ata që dikur rrezikuan gjithçka për t’i dhënë zë dhe dinjitet një populli të shtypur, sot përballen me akuza të ashpra, ndërsa procesi gjyqësor vazhdon pa mbarim, duke mbajtur pezull jo vetëm fatin e tyre, por edhe të vërtetën për luftën e drejtë të Kosovës. Lufta çlirimtare e popullit shqiptar ishte një përpjekje e drejtë kundër një pushtuesi që kryente spastrim etnik dhe krime të rënda kundër njerëzimit. Kjo është arsyeja pse e gjithë bota demokratike u ngrit në solidaritet me popullin tonë të martirizuar dhe iu bashkua betejës sonë për liri përmes ndërhyrjes së NATO-s. Populli shqiptar, një popull paqedashës, mori armët vetëm kur çdo rrugë tjetër u mbyll dhe të gjitha përpjekjet paqësore për të siguruar të drejtat e tij dështuan”, ka shkruar ai.

Ai ka vlerësuar se drejtësia nuk mund të manipulohet për të barazuar viktimën me xhelatin.

Asnjë gjykatë, qoftë edhe ajo speciale në Hagë, nuk mund të përmbysë këtë të vërtetë. Përpjekjet për të ndryshuar historinë janë një padrejtësi shtesë ndaj një populli që ka vuajtur padrejtësi të panumërta. Drejtësia nuk mund të manipulohet për të barazuar viktimën me xhelatin, E vërteta është një dhe e pandryshueshme: shqiptarët nuk ishin agresorë, por viktima të një gjenocidi, dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte mburoja e popullit të saj”, ka shkruar ai, duke shtuar se këto katër vite kanë treguar se ata i duhen ende Kosovës.

“Këto katër vjet proces nuk kanë shërbyer vetëm për të shuar akuzat dhe shpifjet më të ulëta që u ngritën ndaj tyre brenda Kosovës, por kanë zbuluar edhe një të vërtetë të thellë: Kosova ende ka nevojë për ta, për shpirtin e tyre të pathyeshëm, për guximin dhe atdhedashurinë e tyre të pashuar që mishëron shpresën dhe të ardhmen e këtij vendi. Prandaj, asnjë mur burgu, asnjë proces i stërgjatur me pafund gabime procedurale nuk mund të zhbëjë të vërtetën e luftës sonë të drejtë. Sakrifica e tyre është e gdhendur në historinë tonë dhe ata së shpejti do t’i kemi sërish mes nesh. E drejta dhe e vërteta gjithmonë gjen rrugën e saj, dhe historia do të dëshmojë sërish kush ishin heronjtë e vërtetë. Ata që një herë u ngritën për të mbrojtur këtë tokë, do ta fitojnë edhe këtë betejë e do të kthehen kryelartë, për të vijuar së bashku t’i prijnë Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik, që ata padrejtësisht u detyruan ta lënë në mes”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit