Kosova e ka emëruar konsull nderi në Izrael, Roy Roznek.
Njoftimin e ka publikuar vet Roznek në profilin e tij në Facebook, ku ka shkruar se e falënderon shtetin e Kosovës dhe ministrinë e Jashtme të Izraelit për këtë bashkëpunim.
“Faleminderit qeverisë së Kosovës dhe ministrit të Jashtëm që më emëruan në këtë post të rëndësishëm. Faleminderit Ministrisë së Jashtme të Izraelit dhe stafit të mrekullueshëm të Departamentit të Ceremonisë dhe Protokollit. Falë partneritetit të dy ambasadorëve të mrekullueshme Ambasadorja e Kosovës në Izrael dhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Sipas tij vazhdimi i punës me shumë detyra shkon në favor të shtrëngimit të lidhjeve midis dy vendeve.
Kosova dhe Izraeli kishin vendosur marrëdhënie diplomatike menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik në Shtëpi të Bardhë më 4 shtator 2020.
Pas kësaj, Kosova ka hapur dhe vendosur ambasadën në Jerusalem.