Kombëtarja e Kosovës e ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Andorrën.
Ndeshja luhet në “Estadi Nacional d’Andorra” dhe nis nga ora 20:45.
“Dardanët” synojnë fitoren e parë në kampanjën “Euro 2024”, ani se janë thuajse pa gjasa për t’u kualifikuar në evropian.
Kosova gjendet në vendin e parafundit të grupit I.
Deri më tani, skuadra e drejtuar nga Primozh Gliha ka arritur t’i grumbullojë katër pikë.