22.9 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Kosova e nis vitin 2025 me deficit të skajshëm tregtar me vendet fqinje

- Advertisement -
Në gjysmën e parë të vitit 2025, ekonomia e Kosovës u karakterizua nga një deficit masiv tregtar me vendet fqinje, ku importet – në total – tejkalojnë në mënyrë stratosferike vlerën e produkteve që eksportojmë në Shqipëri, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

Sipas të dhënave të Doganës, vetëm në periudhën janar–qershor 2025, importet nga Serbia arritën në 110.53 milionë euro, ndërsa eksportet e Kosovës drejt saj u ndalën në 24.5 milionë euro.

Rikthimi masiv i importeve nga Serbia pasoi dorëzimin e Kurtit përballë masave kufizuese ndaj mallrave serbe, një vendim i marrë në tetor 2024.

“Marrëdhënia e re e gjithsesi shumë e vjetër që po na imponohet, “Tregtia e Lirë” midis nesh dhe Serbisë, vendit që nuk na njeh as të drejtën për të ekzistuar, është e dëmshme dhe e gabuar.” – thoshte Vetëvendosje në vitin 2011, kur ndërmerrte aksione kundër maunave me mallra serbe.

Deficiti masiv tregtar nuk ndalet vetëm te Serbia. Me Shqipërinë, importet arritën në 155.9 milionë euro, ndërsa eksportet ishin vetëm 65.4 milionë euro.

Edhe me Maqedoninë e Veriut, balanca tregtare mbeti dramatikisht e njëanshme: 189.3 milionë euro importe përballë 66.7 milionë euro eksporteve, raporton Nacionale.

Një nga të vetmet shembuj ku Kosova arrin një fije dominimi tregtar është Mali i Zi ku, ndonëse në vlera më të vola, importuam produkte në vlerë 11.7 milionë kundrejt 26.3 milionë euro eksporte.

Plot 19 miliardë euro deficit tregtar kumulativ në katër vjet nuk është një thjeshtësi statistikore — është një goditje e rëndë ndaj pretendimeve për një “rilindje ekonomike” nën udhëheqjen aktuale.

Kjo disbalancë, e akumuluar gjatë periudhës 2021–2024, tregon se vendi ka importuar shumë më tepër sesa ka arritur të eksportojë.

Përkundër një ngritjeje momentale në vitin 2022, ku eksportet arritën në një rekord prej 920.4 milionë eurosh — një bum që deputeti i VV-së, Albin Kurti, e trumpetoi si “rikthim i vendit drejt eksporteve” — eksportet në vitet 2023 dhe 2024 pothuajse stagnuan në vlerat e para dy viteve. /Nacionale/

Të ngjashme

Të fundit