Kombëtarja e Kosovës në futsall ka regjistruar fitore të thellë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028, duke mposhtur Gjibraltarin me rezultat 11-0.
Të besuarit e përzgjedhësit Agon Ramadani dominuan plotësisht takimin nga fillimi deri në fund, ndërsa pjesa e parë u mbyll me epërsi të thellë 7-0.
Në këtë ndeshje u dallua Drilon Maxharraj, i cili realizoi katër gola, ndërsa Shefki Kameri kontribuoi me dy realizime.
Në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Ramadan Alaj, Drilon Haxhijaj, Shqipërim Imeri dhe Yll Mazreku, ndërsa një gol erdhi si autogol nga kundërshtari.
Gjatë takimit, përzgjedhësi Ramadani iu dha hapësirë të gjithë lojtarëve, të cilët shfrytëzuan minutat për të treguar formë të mirë dhe për të kontribuar në këtë fitore të rëndësishme.
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës nesër (e premte), ku do të përballet me Austrinë.






