Kombëtarja e Kosovës, në grupmoshën deri 19-vjeç ka marrë një fitore të madhe ndaj Turqisë U19.
Të besuarit e trajnerit Albert Bunjaku i mposhtën turqit 3-1, me një lojë bindëse.
Ndeshja u zhvilluar në kuadër të kualifikimeve të Evropianit U19.
Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti nga Prishtina shënuan dy golat e parë të ndeshjes për Kosovën.
Ahmeti shënoi në minutën e tetë nga penalltia, teksa Mehmeti në minutën e 20-të e dyfishoi epërsinë e “Dardanëve” të rinj.
Ozan Demirbag e ngushtoi epërsinë e Kosovës në minutën e 51-të.
Megjithatë, Kosova nuk u zmbraps dhe gjeti golin e tretë me anë të Leonit Gabricës në minutën e 89-të.
Kështu, me këtë fitore, Kosova U19 renditet e para në tabelë, në grupin 2 kualifikues për EURO, me shtatë pikë nga tri ndeshje, para Armenisë që ka pesë pikë në vendin e dytë.
Turqia është e treta me katër pikë, teksa Gjibraltari është i fundit me zero pikë.
Kosova është e këtij grupi, derisa tash kualifikohet në raundin tjetër kualifikues, prej Ligës B ku është ky grup, në Ligën A.






