2.3 C
New York
Monday, December 22, 2025

Buy now

Kosova e mbyll vitin 2025 në vendin e 80-të në ranglistën e FIFA-s

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur vitin 2025 në vendin e 80-të në ranglistën e FIFA-s.

Kështu është bërë e ditur nga ranglista e re, e përditësuar sot.

Kosova e ka mbajtur pozitën e 80-të, të cilën e kishte edhe muajin e kaluar, pas fitores në Slloveni dhe barazimit me Zvicrën.

Kosova gjatë këtij viti luajti në “play-offin” e Ligës së Kombeve, ku pas dy fitoreve u ngjit në Ligën B.

Më pas i kreu edhe kualifikimet e Botërorit, ku përfundoi në vendin e dytë në grup, pas Zvicrës.

Në fillim të vitit, Kosova ishte e 99-ta, deri në prill, kur u ngjit në vendin e 97-të.

Në korrik doli e 95-ta, derisa në shtator e 91-ta. Në tetor u ngrit në vendin e 84-të.

Të ngjashme

Të fundit