-2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Kosova e mbyll me fitore kampanjën e Ligës së Kombeve, fiton minimalisht ndaj Lituanisë

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me fitore këtë kampanjë të Ligës së Kombeve, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0 ndaj Lituanisë.

“Dardanët” ishin me një lojtar më pak në pjesën e dytë shkaku që mesfushori Muharrem Jashari u ndëshkua me karton të kuq.

Kosova e nisi shumë më mirë duke rrezikuar përmes Edon Zhegrovës, që ishte pranë të shënonte një supergol nga distanca.

Ishte Albion Rrahmani që vodhi topin në sulm për ta pasuar te Vedat Muriqi, i cili asistoi për Muharrem Jasharin që kaloi Kosovën në epërsi (5’).

Kosova ishte shumë më e mirë në këtë pjesë duke rrezikuar edhe disa herë mirëpo që portieri mysafir doli të jetë në vendin e duhur.

Situata për vendasit u vështirësua pasi Muharrem Jashari u ndëshkua me karton të kuq shkaku i një ndërhyrje të rëndë, vendim që u mor nga UEFA.

Në pjesën e dytë, Lituania ishte skuadër më e mirë në fillim – ku rrezikoi disa herë portën e Aro Muric me disa goditje nga distanca, në dy prej tyre shtylla e shpëtoi portierin e Ipswich Town.

Megjithatë, Muric ishte mahnitës ngase e shpëtoi Kosovën me super pritje.

Kësisoj, Kosova pavarësisht vendimit të UEFA-s e mbyll si vend i dytë në grupin 2 të ligës C së Ligës të Kombeve, andaj duhet të përballet në play-off me një skuadër që renditet në pozitën e tretë të ligës B për ta kërkuar promovimin një ligë më lartë.

Kujtojmë, shorti do të tërhiqet të premten.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit