3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Kosova e futsallit barazon me Holandën dhe eliminohet

- Advertisement -

Dy gola radhazi të pranuar në momentet e fundit të ndeshjes i kanë mohuar fitoren Kosovës ndaj Holandës, në ndeshjen fundit në kuadër të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024 në futsall, që është zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Takimi që dukej sikur do të mbyllej me fitore të Kosovës ka përfunduar me barazim 3-3. “Dardanët” kaluan në epërsi me anë të Mërgim Dervishaj. Kësisoji pjesa e parë është mbyllur me rezultat 1 me 0 për Kosovën. Pastaj në pjesën e dytë, Dervishaj ka ngritur epërsinë në 2-0.

Nga ky moment ka nisur kthimi në lojë i holandezëve. Mohamed Ben Khalou ka gjetur golin për ta ngushtuar rezultatin. Kosova ka gjetur golin edhe një herë përmes Ramadan Alaj, duke rritur prapë avantazhin e golave. Dhe kur është krijuar përshtypja se fitorja i përket Kosovës holandezët kanë reaguar me dy gola të shpejtë. Fillimisht ka qenë Lahcen Bouyouzan që ka realizuar e më pas edhe Iliass Bouzi, duke e vulosur kështu rezultatin përfundimtar.

Me këtë barazim Kosova është eliminuar nga “Main Raund”, edhe pse e kishte kaluar fazën preliminare. Kombëtarja e Kosovës renditët e fundit në grupin 11 me vetëm një pikë. Grupi kryesohet nga Ukraina, kurse Holanda gjendet në pozitën e dytë.

Trajneri kosovar,  Agon Ramadani, ka komentuar ndeshjen. “Është mëkat që ky angazhim i lojtarëve tanë nuk përfundojë me rezultat të fitores. Gjithsesi jam shumë i entuziazmuar dhe i kënaqur me dëshirën dhe vullnetin që treguan lojtarët. E kam thënë edhe paraprakisht se ndryshimet që janë bërë në ekip do të ndikojnë, pasi disa lojtarë kanë mungesë të përvojë në ndeshje të tilla, por sidoqoftë të gjithë kanë dhënë gjithçka nga vetja. Kjo ishte pika e parë e Kosovës në këtë sistem të garave në ‘Main Round”, prandaj dëshiroj që kjo të jetë një vazhdimësi e jona për të arritur rezultate pozitive edhe në kompeticionet e tjera. Më vjen keq që mundi i lojtarëve nuk rezultoi me fitore, por jam shumë i kënaqur me angazhimin e gjithsecilit. Në minutat e fundit ishte ai gabim i ekipit tonë në fazën e mbrojtjes që i dha mundësi Holandës të kthehet në rezultat. Edhe pse kemi punuar shumë në fazën e mbrojtjes, aty u ndëshkuam por kjo erdhi edhe si pasojë e lodhjes. Përgatitja fizike ka munguar paksa tek ekipi ynë dhe për këtë arsye kam bërë edhe rotacione të shpeshta në ekip që lojtarët të jenë sa më të freskët”, ka theksuar Ramadani. “Por, një ekip si Holanda me kaq vështirësi ta fitojë një pikë, kjo duhet të shërbejë si krenari për të gjithë ata që na kanë ndjekur sonte, por edhe motiv për ne për rezultate më të mira në të ardhmen”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit