6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kosova e blen për 7.4 milionë euro vilën e komedianit britanik në Londër, e shndërron në ambasadë

- Advertisement -

Kosova do ta zhvendosë ambasadën e saj në Londër në një rezidencë në vlerë prej 7.4 milionë euro, dikur pronë e komedianit Spike Milligan.

Sipas prestigjiozes britantike The Telegraph, prona e artit në Bayswater është blerë nga Kosova pas një marrëveshjeje të rënë dakord nga ambasadori i vendit Ilir Kapiti.

Duke dhënë detaje mbi rezidencën, media britanike shkruan se ajo është e ndërtuar në vitet 1890, ka disa dhoma të mëdha në katin e parë, tavane dhe dritare të lara ndërsa ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të ambasadave.

Raportohet se stafi i ambasadës kosovare do të zhvendoset në ndërtesë sapo të përfundojnë rinovimet, ndërsa marrëveshja për blerjen e saj është organizuar nga Beauchamp Estates.

Duke folur për objektin, Gary Hersham, drejtor themelues është shprehur se: “Kjo shtëpi e madhe në qytet ka dobinë e një historie të gjatë të përdorimit për zyra dhe si strehim banimi, duke e bërë një hap logjik transformimin në një ambasadë.”

Ai ka shtuar se brendësia e objektit dhe lokacioni, në pragun e Hyde Park shumë afër Buckingham Palace, e bëjnë këtë ndërtesë një vend të përsosur për mision diplomatik.

The Telegraph ndër të tjera njofton se e kanë kontaktuar Ambasadën e Kosovës për një koment, por deri më tani nuk kanë marrë përgjigje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit