-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Kosova e bën përparim më të madh ndonjëherë në renditjen e FIFA-s

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës e ka bërë përparim të madh ndonjëherë në renditjen e FIFA-s.

“Dardanët” e nisën vitin 2022 me këmbë të mbarë duke e mposhtur fillimisht në shtëpi Burkina Fason me rezultat të thellë, 5:0, ndërsa barazuan më pas me Zvicrën në Zurich 1:1, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, këto paraqitje të mira dhe rezultate pozitive e ndihmuan ekipin Verdhekaltër të shënojë ngritje të madhe në ranglistën më të re të FIFA-s, e cila u publikua sot.

“Dardanët” në fakt gjenden në vendin e 107-të, më i miri ndonjëherë për ta.

Vedat Muriqi me shokë i kanë 1173 pikë, 10.85 më shumë se muajin e kaluar, kur i kishin 1163.05.

Ata gjenden përpara Sierra Leones dhe prapa Indisë.

Kosova ishte renditur më së miri deri tash në vendin e 109-të në muajin shkurt të këtij viti.

Me trajnerin e ri, Alain Giresse, “Dardanët” synojnë të ngriten edhe më shumë në renditjen e FIFA-s në të ardhmen, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare kishte rënie dhe tash gjendet në vendin e 66-të, me 3.12 pikë më pak se muajin e kaluar.

Kuqezinjtë humbën nga Spanja 1:2 në muajin mars dhe barazuan me Gjeorgjinë, 0:0.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit