Shorti i Play-Offit për Kupën e Botës 2026 ka përcaktuar edhe rrugën e Kosovës drejt Botërorit.
Kombëtarja e Kosovës do ta luajë ndeshjen gjysmëfinale në udhëtim ndaj Sllovakisë, një përballje që pritet të jetë sfiduese dhe vendimtare për kualifikimin.
Nëse Kosova arrin të fitojë këtë sfidë, finalja e madhe e Play-Offit do të zhvillohet në Fadil Vokrri në Prishtinë, ku do të përballet me fituesin e përballjes Turqi – Rumani.
Kjo mundësi ofron një shans historik për tifozët kosovarë që të shohin kombëtaren e tyre në përballjen më rëndësishme që nga pranimi në shtëpitë më të mëdha të futbollit në botë.






