16.3 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

Kosova dhe Sllovenia ndahen në paqe

- Advertisement -

Është mbyllur ndeshja në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova ka barazuar pa gola me Slloveninë.

Në një ndeshje me pak raste të mira shënimi, Kosova nuk mori më shumë se një barazim ndaj Sllovenisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Kosova rastin më të mirë të ndeshjes e pati në pjesën e parë, dhe atë në minutën e pestë të ndeshjes, përmes Vedat Muriqit, i cili goditi jashtë me të majtën.

Që atëherë, posedimin dhe rastet i pati Sllovenia.

Më i rrezikshmi nga mysafirët ishte Benjamin Sesko, i cili testoi Arijanet Muricin në disa raste gjatë tërë ndeshjes.

Nga më të mirët në fushë ishte Albian Hajdari i Koosvës, që ishte i pakalueshëm në mbrojtje – madje kjo ndeshje ishte debutimi i tij me fanellën dardane.

Me këtë pikë, Kosova mbetet e dyta në grup, me katër pikë.

E para është Zvicra me nëntë pikë.

Sllovenia i ka dy pikë, derisa Suedia vetëm një.

Të ngjashme

Të fundit