16.5 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në fushën e kërkimit ushtarak

- Advertisement -

Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, e ka pritur një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së.

Me këtë rast, Jashari vlerësoi rolin kyç të këtij institucioni në zhvillimin e kërkimeve shkencore ushtarake, duke e cilësuar thelbësor për modernizimin e forcave të armatosura.

“Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, për të ndërtuar kapacitete të avancuara dhe të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në përmbyllje, të dyja palët u pajtuan të vazhdojnë dhe thellojnë bashkëpunimin në fushën e kërkimeve ushtarake dhe aktiviteteve të përbashkëta profesionale.

Të ngjashme

Të fundit