-1.1 C
New York
Tuesday, January 20, 2026

Buy now

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në Shtëpinë e Kosovës në Davos ministrin e Promovimit të Eksportit, Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë, Maninder Sidhu.

Gjatë takimit, të dy udhëheqësit diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, shkëmbimin tregtar dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kanadasë. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e sektorit minerar, ku Kosova mori pjesë vitin e kaluar në Konferencën Botërore për Hulumtim dhe Shfrytëzim të Mineraleve, PDAC 2025, në Toronto.

“Ne e vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë ndaj Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, për angazhimin në kontigjentin e KFOR-it dhe për përkrahjen në procesin e anëtarësimit tonë në organizata ndërkombëtare,” tha Kurti.

Përveç industrisë minerare, u diskutua edhe potenciali për fuqizim të bashkëpunimit në infrastrukturë, teknologjinë e informacionit dhe fushën e mbrojtjes. Ky ishte takimi i parë mes kryeministrit Kurti dhe ministrit Sidhu.

Zyra për komunikim e Kryeministrit njofton se qëllimi i këtij takimi është thellimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, duke krijuar mundësi të reja investimi dhe shkëmbimi tregtar.

Të ngjashme

Të fundit