Home Lajme Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar

Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar

0
Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën kontingjentin e radhës të Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të zbarkojë në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar misionin trajnues për personelin ushtarak ukrainas në kuadër të Operacionit Interflex.

Përmes një postimi në Facebook, ministri ka shkruar se profesionalizmi i ushtarakëve në këtë mision është duke u vlerësuar jashtëzakonisht lartë nga nikoqirët britanik.

Sipas tij, operacioni Interflex është një mision shumëkombësh që ka për qëllim trajnimin e ushtarëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake.

“Performanca dhe profesionalizmi i ushtarakëve tanë në këtë mission është duke u vlerësuar jashtëzakonisht lartë nga nikoqirët britanik por dhe pjesëmarrësit tjerë. Operacioni Interflex është operacion shumëkombësh që ka synim përgatitjen dhe trajnimit e ushtarakëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake. Republika e Kosovës po vazhdon të jetë kontribues aktiv në mbështetjen e luftës së drejtë të popullit ukrainas”, shkroi Maqedonci

Exit mobile version