3.6 C
New York
Friday, January 3, 2025

Buy now

Kosova dënohet me 13 mijë euro, Muharrem Jashari me dy ndeshje

- Advertisement -

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka dënuar me 13 mijë e 250 euro Federatën e Futbollit e Kosovës (FFK). UEFA ka publikuar në faqen e saj vendimet datës 11 dhjetor të marra nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës.

Me 10 mijë euro e ka dënuar për pushtim të fushës në ndeshjen e Ligës së Kombeve në mes të Kosovës dhe Lituanisë e luajtur më 18 nëntor në Prishtinë.

Me 3 mijë e 250 euro e ka dënuar për ndezje të fishekzjarrëve nga “Dardanët”, ndërsa Muharrem Jasharin e ka suspenduar me dy ndeshje.

Jashari ishte përjashtuar me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër dhe nuk do të mund të paraqitet në dy ndeshjet e ardhshme. Kosova dy ndeshjet e ardhshme i luan në mars. Do të përballet në plejofin e Ligës së Kombeve kundër Islandës.

Për dënimet nuk ka pasur njoftim nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit