Profesori amerikan i John Hopkins University, Edward Jospeh, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit, Albin Kurti mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Jospeh ka kritikuar Kurti, thotë se falë vendimit për dinarin, të pakoordinuar është detyruar të shkojë në këtë seancë.
Sipas tij, Kurti ka shënuar autogol, ndërkohë që presioni mund të ishte ndaj Beogradit dhe tek votimi i ndodhur në Parlamentin Evropian për zgjedhjet serbe që supozohet të jenë plotë mashtrime.
Së pari, për euro/dinarin, Kurti duhet të prodhojë një plan, jo një ndalim. Kjo është një çështje komplekse, që përfshin taksimin e dyfishtë dhe tema të tjera. Por një element është i thjeshtë: serbët e Kosovës që varen nga transferimet nuk duhet të lëndohen“, thotë ai.
Së dyti, mënyra e vetme për t’u rikuperuar nga një autogol është të shënosh njërin në rrjetën tjetër. Kurti mund të ekspozojë sharjen e Vuçiqit me një kontakt të ri, të udhëhequr nga Prishtina me serbët e Kosovës. Ulni presionet e sigurisë. Zbatohet vendimi i Deçanit. Punoni seriozisht me Ambasadën Amerikane për zbatimin e Ohrit”, shkroi ai në “X”.
Profesori amerikan seancën në Këshill të Sigurimit e cilëson si një “cirk plotësisht të panevojshëm”.