7.4 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Kosova bëhet pjesë e Organizatës Ndërkombëtare Shoqata Evropiane e Kartës Rinore

- Advertisement -

Kosova është bërë pjesë e Organizatën Ndërkombëtare Shoqata Evropiane e Kartës Rinore (EYCA – European Youth Card Association).

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se pas aplikimit të suksesshëm nga Ministria e Kulturës,  Qeveria e Kosovës do ta ofrojë kartën pa pagesë për të gjithë të rinjtë nën moshën 30 vjeçare.

“Karta do t’u jep qasje në mbi 60,000 zbritje dhe benefite në transport, akomodim, kulturë, sport, arsim, shërbime dhe produkte kudo në Evropë. Për më tepër, Qeveria do të punojë së bashku me sektorin publik dhe privat të Kosovës për të ofruar zbritje dhe përfitime brenda Kosovës, të cilat do vlejnë edhe për vizitorët dhe turistët e rinj të huaj që vijnë në Kosovë”, ka shkruar Kurti, përcjell teve1.info

Kurti ka thënë se me liberalizmin e vizave dhe afër pranimit në Këshillin e Evropës, jemi më afër Evrropës

“Me liberalizimin e vizave dhe me përparimin në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, jemi në prag të lëvizjes së lirë dhe lidhjes më të afërt me Evropën. Ndërsa me masat si Skema Young Cells, bursat e Ministrisë së Arsimit, dhe grantet e mobilitetit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, mijëra të rinjve po ju mundësohet mobiliteti në Evropë për përvoja arsimore, garuese dhe profesionale. Nga viti që na pret, të pajisur me kartë, të rinjtë tanë në Kosovë do kenë mundësi dhe përfitime të barabarta kudo në Evropë”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit