Sport

Kosova barazon me Malin e Zi

By GAZETA SCANNER 1

August 30, 2024

Ka përfunduar pa gola miqësorja e dytë e futbollisteve të Kosovës U19 me ato të Malit të Zi.

Ndeshja u zhvillua të premten në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Kosova U19 të mërkurën e fitoi miqësoren e parë ndaj Malit të Zi me rezultatin 1:0.

Dy miqësoret shërbejnë për përgatitje për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit të ardhshëm.