29.6 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Kosova barazon me Letoninë, mbyll ciklin e ndeshjeve në Ligën C të Kombeve

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e grave e ka mbyllur me barazimin me Letoninë ciklin e ndeshjeve në Ligës C të Ligës së Kombeve.

Në takimin vendimtar për promovim në Ligën B, vashat kosovare nuk i arritën tri pikët në Riga.

Letonet i kaloi në avantazh autogoli i Marigonë Tahirit në minutën e 17-të, por vetëm pas tre minutash, Blerta Smaili barazoi shifrat në 1:1, teksa në minutën e 31-të, kapitenia Erëleta Memeti shënoi për përmbysjen e rezultatit në 2:1.

Megjithatë, në minutën 45+2′, Letonia shënoi golin e barazimit përmes Karifina Miksone, duke e vulosur rezultatin, 2:2.

Të ngjashme

Të fundit