Home Lajme Kosmonte Foods i jepet tokë për ta shfrytëzuar 99 vjet| Ministria thotë se do të punësohen 300 veta

Kosmonte Foods i jepet tokë për ta shfrytëzuar 99 vjet| Ministria thotë se do të punësohen 300 veta

0
Kosmonte Foods i jepet tokë për ta shfrytëzuar 99 vjet| Ministria thotë se do të punësohen 300 veta

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar sot marrëveshjen me Kosmonte Foods, përmes së cilës parashihet që kësaj kompanie t’i jepet dhënia në dhënia në shfrytëzim e pronës për 99 vite në zonën kadastrale Harilaq, Komuna e Fushë Kosovës.

Sipas MINT, nga ky projekt pritet të hapen 300 vende të reja pune. Vlera totale e projektit që do të realizohet është 11 milionë e 143 mijë e 917 euro.

“Sipas marrëveshjes, investimi do të kryhet së shpejti, dhe do të jetësojë projektin investues duke sjellë dhe bashkëpunuar me kompaninë gjermane “Zott”, dhe kompaninë sllovene “Perutnina Ptuj”. Nga ky projekt strategjik parashihet të hapen së paku edhe 300 vende të reja pune. Objekt i kësaj marrëveshjeje është dhënia në shfrytëzim e pronës për 99 vite në zonën kadastrale Harilaq, Komuna e Fushë Kosovës,  e cila do të shfrytëzohet për investime strategjike në asete fizike për grumbullimin, trajtimin, ruajtjen e pemëve dhe perimeve, përpunimin e tyre dhe tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe përpunimin e mishit të shpezëve”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në emër të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projektit strategjik me pronarin e subjektit Kosmonte Foods, z. Lulzim Begaj.

Kjo marrëveshje ka për qëllim realizimin e projektit strategjik në vlerë totale prej 11,143,917.2 euro (njëmbëdhjetë milion e njëqind e dyzetë e tre mijë e nëntëqind e shtatëmbëdhjetë euro e njëzet cent).

Sipas marrëveshjes, investimi do të kryhet së shpejti, dhe do të jetësojë projektin investues duke sjellë dhe bashkëpunuar me kompaninë gjermane “Zott”, dhe kompaninë sllovene “Perutnina Ptuj”.

Nga ky projekt strategjik parashihet të hapen së paku edhe 300 vende të reja pune.

Objekt i kësaj marrëveshjeje është dhënia në shfrytëzim e pronës për 99 vite në zonën kadastrale Harilaq, Komuna e Fushë Kosovës,  e cila do të shfrytëzohet për investime strategjike në asete fizike për grumbullimin, trajtimin, ruajtjen e pemëve dhe perimeve, përpunimin e tyre dhe tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe përpunimin e mishit të shpezëve.

“Perutnina Ptuj” pritet sivjet te fillojë me investim në fabrikë dhe në vendosjen e mbarështimit të zogjëve të pulës.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është realizimi i projektit strategjik dhe përcaktimi i të drejtave dhe detyrimeve përmes Autoritetit Kontraktues dhe Investitorit, për implementimin e projektit strategjik të fituar me vendimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës dhe vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Marrëveshja u nënshkrua në fund të vitit të kaluar dhe i hap rrugë zbatimit të investimit strategjik i cili pritet të fillojë së shpejti.

#Mint 🤝 #kosmontefoods  #🇽🇰

Exit mobile version