6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Korrupsioni, sfida e moçme për institucionet në Kosovë

- Advertisement -

Lufta ndaj korrupsionit vazhdon të jetë njëra ndër temat më të nxehta në shoqërinë kosovare.

Luftimi i kësaj dukurie nuk është arritur të bëhet në shkallën e mjaftueshme – sidomos atë të përcaktuar nga partnerët ndërkombëtar.

Edhe në Raportin e Progresit për vitin 2023, theksohet se janë bërë hapa konkret kundër kësaj dukurie – por jo të mjaftueshëm.

Bile, aty thuhet se nuk janë marrë parasysh disa nga rekomandimet e raportit për një vit më herët.

Se pse po ndodhë kjo, nga IKD, kanë një arsyetim.

Gëzim Shala po thotë se zyrtarët qeveritar duhet ta ndalin gjuhën denigruese ndaj sistemit gjyqësor – dhe këta të fundit ta bëjnë punën e vetë.

Derisa, raportin në tërësi po e komenton deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri.

Për të, ani se raporti i progresit ka përparim në shumë fusha, thotë se në disa prej tyre është dashur që të ketë vlerësim më të lartë për vendin.

Derisa, Raporti tutje konstaton se mbetet edhe shumë për t’u bërë në implementimin e legjislacionit anti-korrupsion, përfshirë Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Ligjin për deklarimin e pasurisë dhe legjislacionin për financimin e partive politike dhe kampanjën e financimit.

Siç thuhet në raportin e progresit të sivjetmë, në përgjithësi korrupsioni mbetet të jetë një çështje shqetësuese.

Kronika e realizuar nga gazetari Arton Rama

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit