-1.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Korenica thotë se qytetarët që po migrojnë kanë aplikuar për viza para se VV-ja të vinte në pushtet

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica tha se shumë nga qytetarët e Kosovës kanë aplikuar për viza pune para se LVV-ja të vijë në pushtet dhe se tani u është lëshuar viza.

Ai këtë deklaratë e bëri duke e komentuar ikjen e shumë qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Evropian për të siguruar një jetë më të mirë.

Korenica tha se me qeverisjen e tanishme ka filluar kthimi i besueshmërisë në Kosovë dhe sipas tij, duhet kohë derisa të krijohet standard të tilla që ata që e lëshuan vendin të kthehen prapë në Kosovë.

“Shumë prej atyre që kanë lëvizë jashtë vendit kanë aplikuar për viza pune shumë para se të vijmë ne në pushtet dhe kthimi i sigurisë apo besueshmërisë në vend ka nisë me këtë udhëheqje. Normalisht duhet kohë që të krijojmë standard të atillë që nga atje t’i kthejmë në Kosovë, po shifrat të cilat po prezantohen dhe të cilat i kemi arritur përmes kësaj qeverisje po tregojnë që megjithatë aktiviteti ekonomik po tregon që në Kosovë po bëhen punë të mira me këtë qeverisje”, tha ai.

Tutje Deputeti i VV-së foli edhe për investimet e huaja në Kosovë si dhe për shtimin e inspektimeve nga Administrata Tatimore e Kosovës gjatë këtij viti teksa theksoi se me shtimin e këtyre inspektimeve janë kursyer 12 milionë euro.

“Për një vit me shtimin e inspektimeve nga ATK-ja janë kursyer rreth 12 milionë euro që kanë mundur të shkojnë në rrugë tjera, pra në shumë drejtime ne jemi duke shkuar mbarë, jemi duke siguruar investime direkte dhe të huaja në Kosovë, që nga periudha janar deri në qershor kap shifrën mbi 400 milionë euro dhe kjo është një rritje prej 47 për qind krahasuar me periudhën e dy viteve të kaluara”, tha Korencia./Teve1.info/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit