24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Korenica thotë se prezenca e Kurtit në veri përçon mesazhin e mbështetjes së Qeverisë për katër komunat

- Advertisement -

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica ka komentuar vizitën e djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në veriun e vendit.

Korenica tha se në të kaluarën kjo pjesë e vendit nuk ka qenë e lirë për qytetarët derisa sot, sipas tij, qytetarët mund të shkojnë lirisht në këtë pjesë pa kurfarë pasigurie.

Derisa tha se vizita e Kurtit e ka përçuar mesazhin e mbështetjes së Qeverisë së Kosovës tek qytetarët dhe te personat që kanë pozicione administrative dhe atyre që shërbejnë nëpër komuna.

“Qytetatët nuk kanë qenë të lirë, sot ne mund të shkojmë lirisht në veri të takojmë kë të dojmë atje pa kurfarë pasigurie sepse atje tashmë po shtrihet edhe kontrolli por edhe siguria, që të gjithë qytetarët të ndjehen të lirë dhe ta ndjejnë edhe dorën e shtetit. Vizita e Kurtit këtë mesazh e ka përçu për të i’u thënë edhe atyre personave që kanë pozicione administrative dhe drejtuese, që shërbejnë nëpër këto komuna që janë të mbështetura fuqishëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Një prezencë e kryeministrit Kurti në këto komuna do të thotë që interesi i Republikës së Kosovës është që të gjithë qytetarët e Republikës të ndjehen të sigurtë, të barabartë dhe të jetojnë të lirshëm në një  ambient ku ku garancë për një jetë të sigurtë”, tha Korenica në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Derisa përveç Qeverisë ai theksoi  edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Është vet Qeveria e Kosovës por sigurisht që këtu kemi edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë. Pra ideja ishte që me tregu mbështetjen direkte të Qeverisë sonë për të katër komunat, për qyetetarët atje, e veçmas për njerëzit që ofrojnë shërbime të ndryshme për qytetarët e Kosovës”, shtoi ai

Ndryshe, kryeministri  Albin Kurti pas vizitës në 4 komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, ka bërë të ditur se ka vizituar edhe vendin ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku më 24 shtator të vitit të kaluar nga sulmi i grupit terrorist serb.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit