Kombëtarja e Kosovës e ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore brenda tre ditësh.
Kësaj radhe, “Dardanët” i mposhtën Ishujt Komore me rezultat 4:2.
Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte sulmuesi Albion Rrahmani, i cili realizoi hat-trick.
E një nga futbollistët që luajti pas një kohe të gjatë për kombëtaren është edhe anëtari i Clujit, Meriton Korenica.
Ai në një prononcim për Klan Kosova tha se ndjehet krenar që është pjesë e kombëtarës së Kosovës.
Korenica theksoi se atij i takon të jape maksimumin, derisa trajneri vendos nëse do ta ftoj për ndeshjet kualifikuese pët Kampionatin Botëror që nisë në shtator.
“E imja është të jem në formë të mire dhe më pas vendos trajneri dhe stafi i tij. Unë do të jem i gatshëm gjithmonë”, deklaroi Korenica.