Cluj ka arritur të kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Europës.
Ekipi në të cilin startuan edhe dy yjet e Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Meriton Korenica fitoi 3:0 ndaj Paks, teksa në ndeshjen e parë barazuan pa gola në Hungari.
Emërllahu ishte i pafat, teksa u lëndua në minutën e pestë të ndeshjes, duke u zëvendësuar.
Ndërkohë, Meriton Korenica asistoi në golin e parë dhe të tretë, duke qenë prej lojtarëve më të mirë në fushë.