Meriton Korenica është shprehur i lumtur me debutimin me Kosovën ndaj Zvicrës, ku ishte vendimtar në golin e dytë me asistim.
Korenica shtoi se tani do të jetë synim fitorja ndaj Rumanisë.
“Jam njeriu më i lumtur në botë, ka qenë një kënaqësi e veçante, e kam pritur gjithë jetën, shpresoj se në vazhdim do të ecë sa më mirë”, u shpreh Korenica.
“Ka qenë e vështirë, para gjithë atyre shikuesve, e kam ditur se do të ketë shumë shikues, e kam pritur momentin dhe e kam shfrytëzuar më së mirë, e morëm një pikë të madhe dhe presim fitore edhe më të mëdha”.
“Do të vjen shumë shpejt fitorja, goli në fund na ka dhënë besim dhe shpresoj se fitorja do të jetë ndaj Rumanisë”.
“Për mua është një arritje e madhe që jam në mesin e këtyre futbollistëve, duhet ta shfrytëzojmë në maksimum”.