Home Lajme Korenica i VV-së vazhdon insistimin për qasje në dokumente publike në Departamentin e Rezervave Shtetërore

Korenica i VV-së vazhdon insistimin për qasje në dokumente publike në Departamentin e Rezervave Shtetërore

0
Korenica i VV-së vazhdon insistimin për qasje në dokumente publike në Departamentin e Rezervave Shtetërore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka bërë të ditur se është duke insistuar që ti pranohet qasja në dokumente publike në departamentin e Rezervave Shtetërore.

Korenica përmes një postimi në Facebook ka thënë se qasja në dokumente publike do të duhet të ishte gjëja më normale për çdo person që ka për qëllim kërkesë për llogaridhënie për shpenzime të parasë publike.

“Qasja në dokumente publike do duhej të ishtë gjëja më normale dhe në të njejtën kohë inkurajuese për çdo shtetas të Republikës së Kosovës që ka për qëllim kërkesë për llogaridhënie për shpenzime të parasë publike, gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi.” – ka shkruar ai.

Tutje ai ka thënë se për çfarëdo dyshimi që mund të lind në publik që është në interesin tonë si shoqëri duhet sqaruar për të hequr çdo paqartësi nga organet tona të drejtësisë.

“Ajo çfarë dje kemi bërë me Blendin i cili përveç se përkrahës i Lëvizjes dhe kritik i dalluar, është shembull i një aktivizmi qytetar karshi qeverisjes aktuale nga e cila qytetarët presin përgjegjësi dhe angazhim ndryshe nga qeverisjet e kaluara, për atë dhe jemi mbështetur dhe votuar. Dhe, çfarëdo dyshimi që mund të lind në publik që është në interesin tonë si shoqëri dhe që angazhohemi për shtetndërtim duhet sqaruar për të hequr çdo paqartësi nga organet tona të drejtësisë. Pasuria shtetërore mbrohet në shumë forma, edhe me një letër A4.” – ka përfunduar Korenica.

Exit mobile version