8.4 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Korenica i bën thirrje Kurtit: S’bën me u mshef, le të lyp vota mbi këto çështje

- Advertisement -

Deputeti, Visar Korenica nga Nisma për Familjen për pjesëmarrjen e Kryeministrit, Albin Kurti në paradat e kaluara në përkrahje të komunitetit LGBTQIA+ u shpreh se është “pozitive” prezenca e tij pasi dy vitet e para të qeverisjes nuk ka dalur publikisht. Ai shtoi se Kurti duhet të “dal publikisht” dhe të e kërkojë votën nga këto komunitete për këto çështje si martesa e gjinive të njëjta apo edhe ndryshimi i gjinisë.

Korenica tha në “Debat Plus” se nëse votohet Kurti është përgjegjësi e votuesve por edhe programit qeverisës të tij.

“Deri para dy viteve nuk ka dalur në asnjë parade. Albin Kurti është mire me dal publikisht në parade. Edhe në të ardhmen mirë është me dale. Nuk ka nevojë me u fsheh si individ, si person si përfaqësues, por nuk ka bërë mirë. Por më mire në public, me thane që jam pro martesave burrë me burrë, gru me gru, jam pro që një njeri me ndryshu gjininë evet. Me dal me thane që një grua, trupi I saj me u keqpërdorë për interesat individuale apo dëshirave, dëshpëruese, çfarëdo qoftë të individëve të caktuar. Del publikisht dhe le të kërkon votën mbi këto çështja, e nëse e merr shumicën, përgjegjësi e tyre që kanë dhënë votën, pastaj programi që zbatohet me tutje përgjegjësi e subjektit politik”, shtoi Korenica.

Ai shtoi se familja si konstrukt social ka të bëjë me burrë dhe grua si dhe fëmijët që i lindin si pasardhës, si dhe trashëgimi nga kjo formë familjar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit