8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Korenica e quan të vështirë por të imponuar vendimin e Qeverisë për Manastirin e Deçanit

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, e ka quajtur vendim të vështirë dhe të padrejtë por sipas tij të imponuar atë të Qeverisë së Kosovës për ta zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit.

Në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, Korenica ka thënë se ishte vendim i padrejtë por që është dashur të bëhet një hap tutje.

“Si vendim jashtëzakonisht i vështirë, jo i lehtë dhe i padrejtë që i është impunuar Republikës së Kosovës por që kur jemi në situata të tilla kur duhet vlerësojmë interesin shtetëror midis një procesi kur nuk është i drejtpërdrejt rezultat i vendimit të qeverisë por kushtëzohesh nga Gjykata Kushtetuese duhesh me vendos sepse nuk jemi ne ata që i përcaktojmë politikat e BE-së. Ishte vendim i rëndë pra jo i lehtë dhe i padrejtë që jemi përball por është dashur të bëhet një hap tutje”, tha Korenica.

I pyetur nëse është kjo një zmbrapsje nga Qeveria e Kosovës e cila në të kaluarën e kundërshtonte një vendim të tillë, Korenica tha se ky është një vendim që është dashur të zbatohet.

“Ne e kemi thënë edhe para këtij vendimi që eksterritorialiteti për kishën serbe ka qenë problematik dhe i papranueshëm sepse është bazuar edhe në vendimet e kohës sa ishte në pushtet kasapi i Ballkanit dhe në këtë drejtim janë edhe të padrejta por që sot jemi ku jemi, por është marr vendimi me u zbatu një vendim i Gjykatës Kushtetuese për çka prapë po them është një vendim i padrejtë, pasi ky territor që po i jepet në kontroll manastirit nuk do të duhej të ishte i tillë, t’i mbesin shtetit të Kosovës dhe në të të kenë qasje qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim”, u shpreh Korenica.

Ndërsa i pyetur nëse është një mashtrim që po i bëhet votuesve të Vetëvendosjes, Korenica tha se kështu do të ishte po që se ky endnim do të shtyhej para nga qeveria Kurti.

“Do të ishte sikurse ne ta shtynim përpara, po të ishte pjesë programore e VV-së. Edhe sot nuk pajtohem për një vendim të tillë por është fjala e fundit e Gjykatës Kushtetuese dhe në këtë drejtim midis dy mundësive kjo ka qenë lëshimi i detyrueshëm për të arritur deri te Këshilli i Evropës”, deklaroi Korenica.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit