Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka treguar arsyeje kryesore të kundërshtimit të projekt-ligjit për fertilizimin e asistuar siç njihet ndryshe si “IFV”.
Korenica në emisionin “Five” është shprehur se është ‘e padrejtë që dikush të vijë në jetë e mos t’i njohë prindërit dhe të mos e dijë kush janë prindërit e tij biologjik.’.
“Thelbi është tek pjesa e mohimit tek fëmija për njohjen e identitetit të prindit, babait. Është e padrejtë që dikush të vie në jetë dhe të mos e dijë kush janë prindërit e tij biologjik. Anasjelltas, as nga ana e donatorit nuk i jepet e drejta se kush është pranuesi dhe e kundërta, edhe pranuesit nuk i jepet e drejta me njoftë donatorët”, është shprehur Korenica.
Korenica është shprehur se nuk është ‘e shëndetshme’ për një fëmijë pa e ditur se kush është babai i tij.