7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike në brigjet e saj lindore

- Advertisement -

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike në brigjet e saj lindore. Raketa ra në ujë midis gadishullit Korean dhe Japonisë, duke shkaktuar reagime të shumta nga Seuli dhe Tokio, shkruan BBC

Ndërkohë nga ana tjetër, OKB-ja ka ndaluar  Korenë e Veriut të përdorë testet e armëve balistike dhe bërthamore. Udhëheqësi Kim Jong-un është zotuar të forcojë mbrojtjen e Veriut. Koreja e Veriut testoi një sërë raketash vitin e kaluar në mes të bisedimeve të lëna pezull me Korenë e Jugut dhe SHBA-në.

“Inteligjenca e Koresë së Jugut dhe ajo e SHBA-së po analizojnë nga afër situatën për detaje të mëtejshme”, tha në një deklaratë Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut.

Rikujtojmë se në vitin 2017, Koreja e Veriut testoi Hwasong-15, një raketë që arriti kulmin në një lartësi të vlerësuar prej 4,500 km. Nisja vjen disa ditë pasi Kim tha se Pheniani do të vazhdojë të forcojë aftësitë e tij mbrojtëse për shkak të një mjedisi gjithnjë e më të paqëndrueshëm ushtarak në gadishullin Korean, raporton abcnews.al

Kryeministri japonez Fumio Kishida e cilësoi lëshimin e fundit të papranueshëm”, duke vënë në dukje testimin e përsëritur të raketave nga Koreja e Veriut që nga viti 2021.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit